O'KEEFFE v. IRELAND

Judgment Date28 January 2014
ECLIECLI:CE:ECHR:2014:0128JUD003581009
Respondent StateIreland
Date28 January 2014
Application Number35810/09
CourtGrand Chamber (European Court of Human Rights)
CounselCANTILLON E.
Applied Rules3;13;13+3;34;35;35-1;35-3;41
Official Gazette Publication[object Object]
<a href="https://international.vlex.com/vid/convenio-europeo-libertades-fundamentales-67895138">ECHR</a>


© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (www.coe.int/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.



© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (www.coe.int/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.



© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (www.coe.int/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.


DHOMA E MADHE









ÇËSHTA O’KEEFFE k. IRLANDËS


(Kërkesëpadia nr. 35810/09)









VENDIM

[Pjesë të zgjedhura]




STRASBURG


28 janar 2014





Ky vendim është i formës së prerë. Atij mund t’i bëhen rishikime në redaktim.

Në çështjen O’Keeffe k. Irlandës,

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e mbledhur në një Dhomë të Madhe të përbërë nga:

Dean Spielmann, kryetar,
Josep Casadevall,
Guido Raimondi,
Ineta Ziemele,
Mark Villiger,
Isabelle Berro-Lefèvre,
Boštjan M. Zupančič,
Alvina Gyulumyan,
Nona Tsotsoria,
Zdravka Kalaydjieva,
Nebojša Vučinić,
Vincent A. de Gaetano,
Angelika Nußberger,
André Potocki,
Krzysztof Wojtyczek
Valeriu Griţco, gjyqtarë,

Peter Charleton, gjyqtar ad hoc,
e nga Michael O’Boyle, zëvendëssekretar,

Pasi e diskutoi çështjen në seancë të mbyllur më 6 mars dhe më 20 nëntor 2013,

Jep këtë vendim, të miratuar në këtë datë të fundit:

PROCEDURA

1. Në zanafillë të kësaj çështjeje ndodhet një kërkesëpadi (nr. 35810/09) e ngritur kundër Irlandës dhe me anë të së cilës një shtetase e këtij shteti, Znja Louise O’Keeffe (“paditësja”), i është drejtuar Gjykatës më 16 qershor 2009 në bazë të nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore (“Konventa”).

2. Paditësja është përfaqësuar nga Z. E. Cantillon, avokat në Cork. Qeveria irlandeze (“Qeveria”) është përfaqësuar nga agjenti i saj, Z. P. White, i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

3. Duke përfituar nga neni 3 i Konventës, paditësja mbronte kryesisht mendimin se sistemi i arsimit fillor nuk kishte bërë të mundur që ajo të mbrohej nga abuzimet seksuale të një mësuesi më 1973. Ajo shtonte se, në kundërshtim me kërkesat e nenit 13, ajo nuk kishte pasur asnjë mundësi ankimi efektiv për këtë qëllim. Ajo u referohej për më tepër nenit 8 dhe nenit 2 të Protokollit nr. 1, të lexuar veçmas dhe të bashkuar me nenin 14 të Konventës. Së fundi, duke u mbështetur në nenin 6, të lexuar veçmas dhe të bashkuar me nenin 13 të Konventës, ajo ankohej për kohëzgjatjen e procedurës civile të nisur prej saj dhe për një mungesë ankimi të brendshëm efektiv për këtë qëllim.

4. Kërkesëpadia i është caktuar Seksionit të Pestë të Gjykatës (neni 52 § 1 i Rregullores së Gjykatës – “Rregullorja”). Pas tërheqjes së Ann Power-Forde, gjyqtare e zgjedhur në lidhje me Irlandën (neni 28 i Rregullores), kryetari i dhomës ka vendosur më 13 qershor 2012 të caktojë gjyqtarin Peter Charleton për të marrë pjesë në cilësinë e gjyqtarit ad hoc (nenet 26 § 4 i Konventës dhe 29 § 1 i Rregullores).

5. Më 26 qershor 2012, një dhomë e seksionit të lartpërmendur e përbërë nga Dean Spielmann, Mark Villiger, Karel Jungwiert, Boštjan M. Zupančič, Ganna Yudkivska dhe André Potocki, gjyqtarë, e nga Peter Charleton, gjyqtar ad hoc, si edhe nga Claudia Westerdiek, sekretare seksioni, ka vendosur njëzëri, pas shqyrtimit të çështjes, për ta çregjistruar kërkesën nga lista për sa ajo kishte të bënte me ankesat lidhur me kohëzgjatjen e procedurës së brendshme dhe me mungesën e ankimit të brendshëm efektiv për këtë qëllim, meqenëse palët kishin arritur në një zgjidhje me pajtim rreth këtyre pikave, dhe për t’i shpallur të pranueshme ankesat e tjera.

6. Më 20 shtator 2012, po e njëjta dhomë, me përjashtim të Ganna Yudkivska-s, e cila nuk ka qenë në gjendje të merrte pjesë dhe është zëvendësuar nga Angelika Nußberger, zëvendësgjyqtare (neni 24 § 3 i Rregullores), është tërhequr nga juridiksioni në favor të Dhomës së Madhe, meqenëse asnjë nga palët nuk ka pasur kundërshtim për këtë (nenet 30 i Konventës dhe 72 i Rregullores).

7. Përbërja e Dhomës së Madhe është vendosur në përputhje me nenet 26 §§ 4 e 5 të Konventës dhe 24 të Rregullores, ndërsa gjyqtari Peter Charleton ka vazhduar të marrë pjesë në cilësinë e gjyqtarit ad hoc (nenet 26 § 4 i Konventës dhe 29 § 1 i Rregullores).

8. Si paditësja ashtu edhe Qeveria kanë paraqitur vërejtje plotësuese me shkrim rreth themelit (neni 59 § 1 i Rregullores). Përveç kësaj, vërejtjet e paraqitura pranë dhomës nga Komisioni Irlandez i të Drejtave të Njeriut (Irish Human Rights Commission) dhe Qendra Evropiane për të Drejtën dhe Drejtësinë (European Centre for Law and Justice), të cilët kryetari i dhomës i kishte lejuar të ndërhynin në procedurën me shkrim (nenet 36 § 2 i Konventës dhe 44 § 3 i Rregullores), janë përfshirë në dosjen e Dhomës së Madhe.

9. Një seancë është zhvilluar në publik në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, më 6 mars 2013 (neni 59 § 3 i Rregullores).

10. Janë paraqitur:

për Qeverinë
Z
P. white, agjent,
F.
McDonagh, Senior Counsel,
C.
Power, Barrister, avokatë,
Z
njat S. Farrel, Zyra e Attorney General,
M.
McGarry, Ministria e Arsimit dhe e Formimit këshilltare;

për paditësen
Z
D. Holland, Senior Counsel,
A.
Keating, Senior Counsel, avokatë,
E.
Cantillon, solicitor,
Z
nja M. Scriven, solicitor, përfaqësues.

E pranishme ishte edhe paditësja.

11. Gjykata ka dëgjuar deklarimet e Zve Holland dhe McDonagh.

FAKTET

I. RRETHANAT E ÇËSHTJES

12. Paditësja ka lindur më 1964 është me banim në Cork (Irlandë).

A. Konteksti i çështjes

13. Faktet e përshkruara këtu më poshtë nuk janë objekt i asnjë kundërshtimi midis palëve.

14. Paditësja nisi të shkonte në shkollën kombëtare (National School) të Dunderrow-it më 1968. Shkolla ishte prona, a administruar nga disa kujdestarë, e ipeshkvit katolik të dioqezës së Cork-ut e Ross-it, i cili njihej nga...

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT